Këto ditë Zanfina Ismaili e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën ka pozuar me fustan të zi të shkurtër.
Mirëpo, më shumë vëmendje ka tërhequr çanta, të cilën këngëtarja e ka shoqëruar me veshjen e saj në këtë pozë.
Sipas faqes Whattheywearin që merret me brendet dhe çmimet e gjësendeve të yjeve të njohura, është fjala për një çantë Louis Vuitton të koleksionit Victoire Bag.
Në postimin e kësaj faqeje shkruan se çmimi i kësaj çante është 1.850 euro.
Ndërkaq, në faqen zyrtare të Louis Vuitton për SHBA, shkruan se çmimi i kësaj çante është paksa më i shtrenjtë, 2.550 dollarë (2.078 euro).
Sa i përket karrierës, Zanfina është pjesërisht aktive në tregun muzikor, saqë në vitin e kaluar u përhapën spekulime se do të tërhiqej nga muzika.
Mirëpo, në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja asokohe i mohoi këto thashetheme.
“S’je ai mo” është një prej projekteve të fundit të saj që u publikua në maj të vitit të kaluar dhe u prit shumë mirë nga fansat e Zanfinës. /Telegrafi/