Shkurte Gashi është një nga këngëtaret më të preferuara të muzikës pop-folk.
Shkurta është mjaft aktive në mbrëmjet private argëtuese ashtu sikurse edhe në mbrëmje të mëdha gjithandej në trojet shqiptare.
Si një nga këngëtaret më të paguara, ajo shpesh gjendet në kryetitujt e medieve për bakshishet që i merr në dasma të ndryshme.
Por, investimi i saj është i madh në karrierë, si në videoklipe ashtu edhe në garderobë.
Sipas revistës Kosovarja, çanta e saj Yves Saint Laurent kushton hiç më pak se 1 mijë e 600 dollarë.
Dikush do thoshte se shuma e paguar është marramendëse, por për Shkurtën kjo duket të jetë më se normale. /Telegrafi/