Site icon Telegrafi

Canovski: Do ta padisë Gruevskin! (Video)

Në emisionin Faktor24 kanë folur ambasadori Wouter Plomp në lidhje me zhvillimet e fundit politike si dhe Sefer Canovski, djali i biznesmenit Fiat Canovskit në lidhje me rënimin e objektit të tij gjatë qeverisjes së Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘E gjithë kjo krizë filloi para dy viteve me bisedat e përgjuara të cilat zbuluan shumë indice serioze për krim dhe korrupsion…Nëse PSP nuk e zbaton punën për të cilën është krijuar, atëherë Marrëveshja e Përzhinos është e kotë’, thotë ambasadori holandez në Maqedoni.

Nga ana tjetër Sefer Canovski në lidhje me padinë ndaj Gruevskit thotë se drejtësia mund të vonojë, por në fund gjithmonë vjen.

‘Kuptohet se do ta padisim. Ai njeri na ka bërë dëm që kushton shumë’, tha Canovski ndër të tjera në emision. /Telegrafi/

Exit mobile version