Site icon Telegrafi

Canoski: ”Kosmos” u rrënua me kërkesë të Gruevskit (Video)

Biznesmeni Fiat Canoski në emisionin “10 Minuta” tha se: “Nikolla Gruevski frikësohej nga Branko Cërvenkovski dhe kur fitoi në zgjedhjet e vitit 2011, ai iu hakmorr të gjithëve.

Sipas tij, rrënimi i “Kosmos-it”, ishte hakmarrje, për shkak të braktisjes së koalicionit me VMRO-DPMNE.
„Unë e di që kryetari i komunës së Gazi Babës ishte vetë zbatuesi, kurse personi kryesor që dëshironte që objekti të rrënohej ishte Nikolla Gruevski. Ishte qëllimi i tij. Çdokush që ka qenë në koalicion me të, nuk guxon të largohet nga blloku i tyre. Kurse, nëse dikush largohet do të ketë pasoja të mëdha”, u shpreh Fiat Canoski.

Ai paralajmëroi se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje prej qëllimit që t’i paguhet dëmshpërblim prej 68 milion euro.

„Unë nuk dua që dëmshpërblimin ta paguajnë qytetarët. Le të konfiskohet pasuria e këtij pushtetit, të cilët kanë vjedhur shumë para. Dhe ja publikisht e pranoj, pasi që ndërtesa që e ndërtuan në qendër vlen shumë para, le t’ia marrin VMRO-DPMNE-së dhe ta marrë unë si një pjesë e kompensimit“, shtoi Canoski.
Canoski deklaroi se ka pasur dhe ka dokumentacionin e duhur për ndërtimin e kompleksit afarist “Kosmo”, por që as inspektimi e as Gjykata Administrative nuk kanë dashur ta marrin fare parasysh këtë, gjatë sjelljes së vendimit./Telegrafi/

Exit mobile version