Telegrafi

Canoski: Ali Ahmeti më ka thënë se është gjysmë torbesh (Video)

Fijat Canoski, pronari i kompleksit “Cosmos” dhe lideri i partisë së vetme të torbeshëve në Maqedoni PEI, ka qenë mysafir në “Top Tema” ne TV Telma. I pyetur nga gazetari Çomovski nëse dyshon se sherrin që i është bërë e ka edhe nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Canoski ka dhënë një përgjigje ekskluzive.

“Jo, Ali Ahmetit nuk i pengojnë torbeshët dhe gjuha qe flasin, pasi qe ai para meje ka pranuar qe është gjys-torbeshi, dhe ka treguar që nëna e tij është torbeshe”, ka deklaruar Canoski, duke theksuar se deri në vitin 2011 ka pasur raporte të mira me Ahmetin dhe se ka realizuar disa takime miqësore me të, njofton lajmpress. /Telegrafi/