Site icon Telegrafi

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro mendon se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është i vetmi yll i Serie A që mund të luajë për Manchester Cityn ose Real Madridin.

Cannavaro, fituesi i fundit i Topit të Artë nga Italia në vitin 2006, vlerësoi yllin e Interit, Lautaro Martinez gjatë një interviste me La Gazzetta dello Sport.

‘El Toro’ është ndër pesë lojtarët e Serie A të përfshirë në listën e top 30 të nominuarve për Topin e Artë 2024.

“Nuk mund ta vësh në dyshim Lautaron. Ai fitoi titullin dhe Copa America dhe gjithmonë bën diferencën”, ka thënë fillimisht ish-mbrojtësi italian.

“Shpresoj se Serie A dhe Interi nuk do ta humbasin kurrë. Kur mendoj për futbollistët e Serie A që mund të luajnë për Man City ose Real Madrid, mendoj për Lautaro dhe ndoshta askënd tjetër”, përfundoi Cannavaro.

Ndryshe, Cannavaro e fitoi Topin e Artë në vitin 2006 kur udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Kupën e Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version