Site icon Telegrafi

Cannavaro: Pirlo është një bastard

Fabio Cannavaro ka bërë shaka me Andrea Prilon, duke e quajtur atë një bastard që paraqitet në publik me një fytyrë hyjnore.

Të dy lojtarët që kishin luajtur për Interin dhe Juventusin, por edhe te kombëtarja e Italisë, kanë kujtime të mira mes vete.

Cannavaro ka thënë se Prilo është një humorist i mirë dhe nuk është personi që e shikojnë tifozët në media apo në fushë.

“Ai është një bastard – unë kam të drejtë ta them këtë! Andrea është i mençur dhe qesharak”, ka thënë legjenda italiane.

“Ai bën shumë shaka, siç duket ai nuk është koprrac. Është shumë argëtuese të rrish me të. Nuk është personi i njëjtë me të cilin e shikoni në fushë apo në media”, ka sh shtuar më tej Cannavaro.

Më tej italian ka folur edhe për aksidentin që kishte Marco Materazzi me Zinedine Zidanen, ku ky i fundit e goditi me kokë, duke e lënë në tokë, duke thënë se nuk e kishte parë momentin, por ky është futbolli. /Telegrafi/

Exit mobile version