Telegrafi

Cannavaro: Buffoni e meriton të fitojë Ligën e Kampionëve

Fabio Cannavaro beson se kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon e meriton të ngreh lartë Ligën e Kampionëve, pasi ka fituar gjithçka tjetër në karrierë.

Bianconerët janë kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me fitoren e së mërkurës ndaj Portos me 1-0, në ndeshjen e kthimit, pasi të parët e kishte fituar me rezultat 2-0.

Portieri italian, Buffon, ka deklaruar më pas se ai dëshiron të shmangë Leicester Cityn në raundin e ardhshëm, por kështu nuk beson edhe ish-bashkëlojtari i tij te Parma, Juventusi dhe Italia, Cannavaro.

Lexo po ashtu Buffon: Nuk e dua Leicesterin në short

“Gigi është paragjykues, ai thotë ashtu, por thellë ai e dëshiron atë [Leicesterin]”, ka thënë Cannavaro për Gazzetta dello Sport.

“Kjo do të thotë se në çerekfinale, Juve do të ketë një mundësi të shkëlqyer për të vazhduar udhëtimin e tyre”.

“Në këtë pikë vetëm më të mirët duhet të shkojnë përpara”.

Lexo po ashtu Marca zgjedh 10 portierët më të mirë në botë (Foto)

“Juventusit nuk i mungon asgjë për të arritur në finale”, shtoi ai.

“Unë shpresoj se ata do e bëjnë, Gigi meriton të fitojë Ligën e Kampionëve, pasi ka fituar çdo gjë tjetër”, përfundoi ish-mbrojtësi italian. /Telegrafi/