Site icon Telegrafi

Canhasi: Skandali i Facebook-ut me të dhënat personale, doli në pah pas dyshimit për ndikim në politikën amerikane (Video)

Valon Canhasi nga Hallakate, ka theksuar se rrjedhja e të dhënave nga Facebook ka filluar qysh në vitin 2013-2014.

Ai në emisionin “Përballje”, ka thënë se se shpërfaqja dhe ngritja e këtij problemi në këtë nivel, vjen sipas tij, për shkak të ndikimit të mundshëm në politikën amerikane.

“Kjo puna e zgjedhjeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), lidhet me një luftë sistematike të medieve të mëdha kundër Facebook-ut”, ka shtuar Canhasi.

Sipas tij,  shpërthimi i skandalit të Facebook  dhe raportimi i pronarit të saj para Senatit dhe Kongresit Amerikan, ka ndikuar që vlera e këtij rrjeti social të rritet për 3 miliardë dollarë.

Ai më tutje ka theksuar se edhe në Kosovë të dhënat e përdoruesve të rrjeteve sociale janë përdorur nga parti politike, kompani të biznesit, kompani që shesin produkte, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version