Telegrafi

Canelo tërhiqet nga kërcënimet e tij ndaj Messit, i kërkon falje gjithë Argjentinës

Kushdo që pa të gjithë sagën mes Canelo Alvarezit dhe Lionel Messit ishte i hutuar mbi çdo gjë tjetër, por ata gjithashtu e dinin se këto kërcënime nuk kishin bazë.

Canelo qëndroi në pozicionin e tij fillestar që nga e shtuna, por më në fund vendosi të pendohej. Në një postim të shkurtër por preciz në Twitter, boksieri meksikan vendosi t’i kërkojë falje Messit dhe gjithë vendit të Argjentinës.

Atij iu desh pak kohë për të kuptuar peshën e kërcënimeve të tij, ose të paktën dikush në rrethin e tij të ngushtë e bëri të kuptonte arsyen.

Në postimin e tij, Canelo ka rrëfyer se pasioni e ka marrë më të mirën dhe ka njohur gabimin e rëndë që ka bërë.

Njerëzit nga Argjentina e sulmuan pamëshirshëm për ditë të tëra. Me përjashtim të disa të famshmëve apo politikanëve meksikanë që ishin dakord me të, pjesa tjetër e botës nuk kishte asnjë ide pse ai kërcënoi yllin argjentinas.

“Ditët e fundit më ka rrëmbyer pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim, kam bërë komente të pavend, prandaj dua t’i kërkoj falje Messit dhe gjithë njerëzve nga Argjentina”.

“Ne mësojmë diçka të re çdo ditë, isha unë që mësova diçka këtë herë”, ka shkruar Canelo në profilin e tij privat. /Telegrafi/