Telegrafi

Candreva: U rikthyem ndaj Shqipërisë, ia arritëm

Mesfushori i Kombëtares së Italisë, Antonio Candreva, ka folur pas fitores ndaj Shqipërisë.

Autori i golit të fitores për italianët është shprehur i kënaqur pasi sipas tij fitorja ishte përgjigjja më e mirë për kritikat pas ndeshjes ndaj Maqedonisë.

“Vinim nga rezultate jo pozitive dhe duhej të riktheheshim pas ndeshjes me Maqedoninë. Ia arritëm”.

Lexo po ashtu Candreva ka arritur në Shqipëri me bashkëlojtarët italianë, ai është me origjinë arbëreshe nga ana e babait (Foto)

“Ndeshjet zgjidhen me episode, deri në Madrid kemi luajtur mirë në këto kualifikuese. Por, tani jemi të përqendruar te ndeshjet e fazës “play-off”.

“Duhet të vendosim frymën e sakrificës, të përulësisë dhe të tregojmë frymën italiane që na dallon nga të tjerët”, ka thënë Candreva.

Shqipëria i mbyllë kualifikimet për Botëror me 13 pikë në vendin e tretë të Grupit G, me 10 pikë më pak se Italia në vendin e dytë dhe 15 pikë më pak se Spanja në vendin e parë.

Shqipëria në kampanjën kualifikuese kishte katër fitore, një barazim dhe pesë humbje. /Telegrafi/