Antonio Candreva besohet se është i përkushtuar që të qëndrojë te Interi dhe të luftojë për vendin e tij.
Reprezentuesi italian duket larg prej preferencave te Nerazzurët dhe ai madje i ishte ofruar Monacos më herët gjatë verës.
Tash, ai pasi refuzoi kalimin te Monaco rrezikon të mbetet jashtë listës së Ligës së Kampionëve kurse mediat afër Interit raportojnë se ai ka refuzuar çdo ofertë për të luftuar për pozitën e tij.
Me Nerazzurët që janë të përfshirë në tri gara këtë edicion, ish-lojtari i Lazios është i bindur se do të ketë minutazh për të bindur për një vend në formacion.
Candreva pritet që të mos përfshihet në listën e Interit për Ligën e Kampionëve, por as një gjë e tillë nuk pritet të ndikojë në vendimin e tij për të qëndruar.
Antonio Candreva shfaqi paraqitje të mira, por jo bindëse sezonin e kaluar, pasi Interi ka ndërtuar një skuadër ku pretendon të luftojë për titull dhe për një plasman sa më të mirë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/