Antonio Candreva thuhet se ka vendosur që ta braktisë Lazion në fund të sezonit, ndërsa Interi është destinacioni i tij më i mundshëm.
29-vjeçari luan te klubi kryeqytetas që nga viti 2012, por tashmë dëshiron të ndërrojë ambient.
Sipas FcInterNews.it, anësori akoma nuk e ka konfirmuar arritjen e ndonjë marrëveshjeje me Nerazzurrët, por gjasat janë të mëdha që të luajë atje.
Lazio kërkon 30 milionë euro për futbollistin, por zikaltrit shpresojnë që ta ulin këtë shifër.
Andrea Ranocchia (që është i huazuar te Sampdoria) mund të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Candrevas. /Telegrafi/