Agjenti i Antonio Candrevas, ka thënë se lojtari i tij nuk do të largohet nga Interi.
Lojtari është i lidhur me një kalim të mundshëm te Chelsea, ku po kërkohet nga Antonio Conte.
Edhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ditë më parë kishte thënë se nuk e kanë ndërmend ta shesin lojtarin.
“AI ka një fiksim për Interin dhe nuk e shoh të larguar”, ka thënë Federico për calciomercato.com.
“Ai është duke u përgatitur me trajnerin Luciano Spalletti”, deklaroi agjenti. /Telegrafi/