Interi nuk e ka nisur siç është më së miri këtë edicion.
Skuadra zi kaltër ka arritur t’i bëjë disa befasi me skuadra të vogla në kampionat, derisa në Ligën e Evropës ka pësuar dy humbe.
Mesfushori ofensivë, Antonio Candreva ka kritikuar skuadrën duke thënë se me këto paraqitje nuk do të arrijnë as pozitën e shtatë në tabelë.
“Duhet të reagojmë menjëherë dhe duhet ta bëjmë këtë ndaj Romës. Nëse luajmë si në Evropë nuk do të pozicionohemi dot as mes shtatë skuadrave të para në kampionat”.
“Nuk e di realisht se çfarë po ndodh por ajo në Pragë ishte një tjetër figurë e keqe nga ana jonë”, tha Candreva.
“Në Ligën e Evropës sipas mendimit nuk luajtëm fare futboll, për sa i përket kampionatit nuk e nisëm mirë, por të paktën në këto javë të para kemi luajtur një futboll të bukur. Unë pretendoj maksimumin nga vetja ime, pasi nuk jam mësuar që në fund të një ndeshjeje të vlerësohem me notën gjashtë”, shtoi tutje italiani.
“Dua të vetëm të përmirësohem dhe kështu duhet të mendoj e gjithë skuadra. Objektivi ynë kryesor është të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”, përfundoi ish-anëtari i Lazios. /Telegrafi/