Site icon Telegrafi

Candreva iu kërkon ndjesë tifozëve të Interit

Antonio Candreva i ka kërkuar ndjesë tifozëve të Interit për “një vit të keq” por siguron se duan që të kthehen në krye.

Candreva ka qenë një shkëndijë e ndritshme e rrallë në një tjetër sezon zhgënjyes për Interin, duke shlyer 22 milionë eurot e investuara nga arkat e zikaltërve me gjashtë gola dhe 10 asistime në 35 paraqitjet në Serie A.

Megjithatë, ndeshjet e fundit nuk kanë qenë të mira as për mesfushorin italian, i cili në ndeshjen e fundit në humbjen 1-0 ndaj Genoas humbi një penallti, për çka e bën që Candreva t’iu kërkoj falje tifozëve të klubit.

Lexo po ashtu Interi mposhtet edhe nga Genoa (Video)

“Ne e filluam sezonin me vështirësi, por nuk do të fshehim që ne mund të bëjmë më mirë”, ka thënë fillimisht Candreva për FCInterNews.it.

“Ka qenë një vit i keq, por do të shkojmë përsëri. Ne duam të kthehemi në krye”, përcjell Telegrafi.

“Kërkojmë ndjesë për tifozët tanë, prej të cilëve ka kaq shumë kudo. Ne duhet dhe mund të bëjmë më mirë”, përfundoi ish-mesfushori i Lazios. /Telegrafi/

Exit mobile version