Antonio Candreva e ka pranuar se ishte afër largimit nga Interi në verë, ku madje kishte arritur një akord huazimi me Monacon.
Në këtë marrëveshje ishte edhe Keita Balde, i cili aktualisht është te Interit.
“Është e vërtetë, në verë isha shumë pranë largimit, por zgjodha që të qëndroj, pasi isha i bindur se kisha ende shumë për të dhënë për këtë fanellë dhe vijoj të jem i bindur që kam marrë vendimin e duhur”.
Ai tregon se si u ndje në sezonin e kaluar kur nuk shënoi asnjë gol.
“Më peshonte shumë fakti që nuk po arrija të shënoja”.
“Të luash një sezon si titullar dhe të mos gjesh asnjëherë rrjetën, nuk është aspak një situatë e këndshme për një sulmues”.
“Më vjen mirë që arrita ta largoj këtë peshë në Bolognan dhe shpresoj që ai gol të më shërbejë për të shkuar drejt një sezoni mjaft të mirë në aspektin personal”, ka thënë Antonio Candreva. /Telegrafi/