Inter ka pësuar humbje prej Southampton me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Evropës.
Por, përveç pësimit prej skuadrës angleze, skuadra italiane mund të humb shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë.
Bëhet fjalë për Antonio Candrevan, i cili ka bërë një gjest të pahijshëm për të cilën u ‘shpërblye’ me karton të verdhë, transmeton Telegrafi.
Mesfushori italian ka goditur me bërryl mesfushorin e Southahmptonit, Dusan Tadic dhe pas xhirimeve televizive, mund të ndodh që italiani, i cili është raportuar se ka prejardhje shqiptare, mund të pezullohet me moslojë.
Ndryshe, Inter ka tre pikë dhe zë vendin e fundit në Grupin K, ndërsa anglezët gjenden në pozitën e dytë me shtatë pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=D3FKXvCQ2Fw