Telegrafi

Candreva: Fitorja ishte e rëndësishme

Interi vuajti ndaj Southamptonit, mirëpo triumfoi me rezultat minimal 1-0.

Autori i golit të vetëm ishte mesfushori italian Antonio Candreva që shënoi në minutën e 67-të.

Pas ndeshjes ish-anëtari i Lazios, ka theksuar se e rëndësishme ishte fitorja ndaj Southamptonit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi Southampton kishte lojtar shumë fizik dhe po bëjnë një kampionat të mirë në Ligën Premier. I dëshironim shumë tri pikët dhe i morrëm”.

“Kemi provuar shumë dhe në fund e arritëm golin, por nuk duhet harruar se kemi rrezikuar edhe të barazonim këtë takim”.

“Tani pas kësaj fitore duhet të fokusohemi në kampionat dhe të kthehemi tek fitoret”, deklaroi Candreva. /Telegrafi/