Aventura e Joao Cancelos te Juventusi do të zgjatë vetëm një sezon, pasi largimi i tij tashmë është vendosur.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i cili zhvilloi një sezon pozitiv te bardhezinjtë është një hap larg transferimit te Manchester City.
Dy klubet e kanë arritur marrëveshjen mes tyre për shumën e 50 milionë eurove.
Juventusi do të përfitojë 10 milionë euro më tepër duke patur parasysh që shpenzoi 40 milionë euro për ta blerë Cancelon nga Valencia para një viti.
Pep Guardiola e do me çdo kusht portugezin dhe do ta ketë në dispozicion në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.
Nuk pritet të ketë shkëmbim me asnjë futbollist tjetër edhe pse fillimisht u përfol se mund të vijë Danilo. /Telegrafi/