Joao Cancelo pritet të fluturojë nesër (e martë) në Torino, para se të kryej të mërkurën testet mjekësore për të nënshkruar me Juventusin.
Gjatë fundjavës së kaluar u raportua se dy klubet kishin gjetur një marrëveshje për reprezentuesin portugezë, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim te Interin.
Tani në faqen e internetit të gazetarit Gianluca Di Marzio raportohet se Cancelo do të mbërrijë nesër (e martë) në Torino.
Pastaj, mbrojtës i krahut të djathtë pritet t’i kryej testet e tij mjekësore në ditën tjetër, të mërkurën.
Cancelo është caktuar të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kampionin aktual të Serie A.
Marrëveshja mes dy klubeve për transferimin e tij thuhet që do të vlejë rreth 40 milionë euro.
E gjitha që mbetet për tu definuar është mënyra e pagesës, pasi Juventusi dëshiron të ndajë koston për disa vite. /Telegrafi/
https://twitter.com/Aion_FCIM/status/1003315424883298305