Telegrafi

Cancelo: Jam i lumtur, forca Inter

Joao Cancelo ka nënshkruar kontratë dhe në orët e ardhshme do të zyrtarizohet si lojtar i Interit, ndërsa iu tha reporterëve ”jam i lumtur”. 

Mbrojtësi i Valencias ka shkuar si huazim, ndërsa në anën tjetër është larguar Geoffrey Kondogbia.

Ai sot ishte në Nerazzurri’s HQ për të nënshkruar kontratën,  ndërsa foli shkurt edhe për reporterët që ishin të pranishëm.

“Jam i lumtur, forca Inter”, ka thënë Cancelo.

Lojtari do të vije si huazim, me të drejtë blerje për 25 milionë euro. /Telegrafi/