Telegrafi

Cancelo: Jam i gatshëm, Ronaldo do të jetë në Amsterdam

Cristiano Ronaldo e Joao Cancelo . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Joao Cancelo ka thënë se Cristiano Ronaldo do të jetë në skuadrën e Juves ndaj Ajaxit të mërkurën në Ligën e Kampionëve.   

Ronaldo nuk ka luajtur për Juven që nga lëndimi që e mori me Kombëtare e Portugalisë, por duket gati për sfidën në Amsterdam.

Në anë tjetër edhe Cancelo ka munguar në dy ndeshje, por do të jetë gati.

Joao Cancelo e Cristiano Ronaldo. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

“Jam mirë, nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit shkaku i një tendosje të lehtë”.

“Tani jam mirë, i gatshëm për të luajtur në Amsterdam. Ronaldo ka stërvitur dhe do të bëjë çdo gjë që të jetë i gatshëm”.

Cancelo e Ronaldo, dyshja portugeze e Juves . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Besoj që do të ftohet për këtë ndeshje.  Do ta shohim se a do të startojë. Trajneri do të vendos”, ka thënë Cancelo. /Telegrafi/