Mbrojtësi i Juventusit, Joao Cancelo, ka thënë se Interi vazhdon të jetë pjesë e zemrës së tij.
Portugezi ishte i huazuar te zikaltrit në sezonin 2017/18 nga Valencia, por në verën e 2018 iu bashkua Zonjës së Vjetër për 40 milionë euro nga klubi spanjoll.
“Sonte ishte një fitore e rëndësishme”, ka thënë Cancelo për Sky pas fitores 1-0 në Derbin e Italisë.
“Interi është një skuadër e madhe dhe rival direkt për titull. Interi ishte një ekip i rëndësishëm për mua, ata më ndihmuan shumë për t’u rritur”.
“Tani jam duke e veshur fanellën e Juventusit dhe po mendoj vetëm për Bianconerët, por Interi mbetet në zemrën time”, ka thënë për fund Cancelo.
24-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të Zonjës së Vjetër, pavarësisht se 12 ndeshje ka dhuruar vetëm dy asistime.
Portugezi ishte vendimtar edhe në suksesin e Interit në sezonin e fundit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/