Kapiteni Lorik Cana ka thënë se skuadra ka pasur dëshirë të madhe t’i kënaqte tifozët me një fitore dhe këtë e bënë.
Ndeshja ndaj Rumanisë, sipas tij, ishte në nivelin e njëjtë me ndeshjet kaluara, por “kemi arritur ta mbajmë qëndrimin dhe besimin dhe ia kemi dalë të realizojmë”.
Ai ka pranuar se i ka mbetur peng mospjesëmarrja në ndeshjen në Marseille, porse ka shprehur shpresën që Shqipëria të vazhdojë tutje.
Cana ka thënë se këto ditë do t’i përcjellin ndeshjet në grupet tjera për të pritur kualifikimin eventual të Shqipërisë. /Telegrafi/