Telegrafi

Cana: Nuk e kam problem të jem trajner i Kosovës

LENS, FRANCE - JUNE 10: Captain, Lorik Cana of Albania during the Albania Press Conference at the Stade Bollaert-Delelis on June 10, 2016 in Lens, France. (Photo by Handout/UEFA via Getty Images) Picture credit: UEFA (Handout photo provided by UEFA. Only editorial use relating to the event described is permitted. Photo may be distributed to third parties to use for the same purpose provided that no charge is made). (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)

Futbollisti i madh shqiptar, Lorik Cana, gjatë një ligjërate në Universitetin AAB ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është pyetur nëse do të ishte i gatshëm ta zëvendësonte selektorin aktual, Albert Bunjaki, në krye të Kosovës.

Pas kësaj pyetje, Cana me sportivitet dhe modesti ka deklaruar se nuk do ta kishte problem po që se do ti ofrohej ky post.

Lexo po ashtu Cana hap sondazhin e radhës: A jeni për një ligë kombëtare të futbollit? (Video)

“Nëse një ditë do ta shihja të arsyeshme dhe do të më ofrohej të bëhem trajner i Kosovës, nuk do ta kisha asnjë problem, pse jo”, ka thënë Cana në ligjëratën e ti në AAB.

Gjatë kësaj ligjërate, Cana ka folur edhe për shkollimin, periudhën e vështirë të të qenit refugjat, lidhjen e fortë që ka me Kosovën dhe Shqipërinë dhe pa dyshim edhe për futbollin dhe karrierën si futbollistë.

Cana gjithashtu ka treguar edhe shumë të pathëna për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, pas hedhjes së dronit. /Telegrafi/