Site icon Telegrafi

Cana kundër ekstradimit të Ballist Morinës në Serbi (Foto)

Ballist Morina do të ekstradohet në shtetin serb.

Kështu ka vendosur një gjykatë kroate në Dubrovnik pas kërkesës për ekstradim të Serbisë.

Por, kundër këtij veprimi ka dal ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.

“Liri Për Ballist Morinën. Autochtonous”, ka shkruar Cana në Instagram.

Vendimi i Gjykatës së Dubrovnikut ka vendosur për ekstradimin e “Ballistit” drejt Serbisë, prej nga ku është
lëshuar edhe urdhri i arrestit ndërkombëtar, për veprën e Ismail Morinës, aq të bujshme e të shndërruar dhe në shumë mediatike e po aq politike.

Lexo po ashtu Kroacia ekstradon Ballist Morinën në Serbi

Ai ishte protagonisti i mbrëmjes së nëntorit të vitit 2015 në Beograd, që nëpërmjet një droni të telekomanduar valëvite mbi stadiumin e Beogradit flamurin e “Shqipërisë Natyrale”. /Telegrafi/

Exit mobile version