Site icon Telegrafi

Cana i kërkoi falje Mavrajt për gabimin

Fjalët e Lorik Canës: “lëre, lëre (topin), je i vetëm!” u bënë shkak që Mergim Mavraj të mos e ndiqte aksionin nga erdhi goli i dytë i Austrisë në miqësoren e së shtunës.

Çfarë ndodhi me kapitenin? Ndoshta një lexim jo i mirë i situatës nga një mbrojtës ekspert dhe me përvojë si Cana.

Në pamje të parë të gjithë u hodhën kundër mbrojtësit shqiptar të Këlnit, por të paktë ishin ata që dinin detajet, transmeton Lapsi.al.

Në fund të ndeshjes, i kërkoi ndjesë Mërgim Mavrajt dhe ky gjest u vlerësua shumë nga trajneri Gianni de Biasi dhe shokët e skuadrës.

Exit mobile version