Site icon Telegrafi

Cana: Jam në negociata për blerjen e një klubi

Lorik Cana (Foto: Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka folur për të ardhmen e tij.

Cana është intervistuar nga mediat italiane, ku ka zbuluar se është në negociata për blerjen e një klubi, por nuk e ka zbuluar emrin dhe vendin.

“Kam nisur negociatat për blerjen e një klubi, kështu që nuk mund të flas për të ende”, ka thënë fillimisht Cana për mediat italiane.

“Ky është një klub që nuk është pjesë e njërës nga pesë ligat më të mëdha evropiane, por do të jetë një vend i mirë për të krijuar përvojë”.

Lorik Cana te Marseille

“Më duhet të shoh nëse e pëlqej, nëse ndjehem mirë në këtë rol dhe nëse mund të mendoj të shkoj në një klub më të madh”.

“Më tepër synoj drejtimin sportiv, ose në përgjithësi drejtimin e përgjithshëm”.

Lexo po ashtu Cana për takimin Marseille-Lazio: Zemrën e kam të ndarë mes dyja skuadrave

“Për të stërvitur, kurrë nuk më ka tërhequr. Drejtimi, me të vërtetë që më intereson”, përfundoi legjenda shqiptare.

Ndryshe, Cana ka pasur një karrierë të madhe si futbollist, ku ka luajtur te Paris Saint-Germain, Marseille, Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.

Exit mobile version