Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, tashmë ka “pushtuar” trevat shqiptare me imazhin e tij edhe në fushën e marketingut.
Futbollisti i madh shqiptar veç aftësive në fushë njihet edhe si njëri ndër meshkujt më të bukur shqiptar, transmeton Telegrafi.
Siç merr vesh Telegrafi, kapiteni i kombëtares kuqezi, përpos imazhit të tij në promovimin e pijes energjike “Black Eagle” (Shqiponja e Zezë), është edhe aksionari kryesor në këtë kompani.
Jo vetëm emri por edhe ngjyrat e produktit Kuq e Zi, theksojnë karakterin patriotik të pijes energjike. Sipas zyrtarëve të kompanisë tani me seli në Kosovë, prodhimi i pijes bëhet në Austri, për shkak të cilësisë së lartë të ujit si dhe standardit të lartë të prodhimit.
Ndryshe, dje futbollisti ka filluar aventurën e re në klubin francez të Nantes, duke iu bashkangjitur bashkëkombasit të tij, Ermir Lenjanit. /Telegrafi/