Site icon Telegrafi

Cana gati ta marrë vendimin e madh

Lorik Cana pritet që ti japë lamtumirën Kombëtares shqiptare.

Kapiteni i kuqezinjve, duke e përjetuar pjesëmarrjen në Evropian me fanellën e Shqipërisë si kulmin e karrierës së tij të pasur sportive.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Supersport, Lorik Cana la të kuptohet se në mendjen e tij vendimi për ti dhënë lamtumirën Kombëtares është pjekur duke paralajmëruar së shpejti dhe zyrtarizimin e tij.

Mbi 90 ndeshje me kombëtaren pjesë e së cilës është që nga viti 2003, por mbi të gjitha simbol dhe model për tu ndjekur, gjithmonë i gatshëm për tu sakrifikuar, një lider i vërtetë brenda dhe jashtë fushe, Lorik Cana mbetet padyshim një ikonë e përfaqësueses kuqezi. /Telegrafi/

Exit mobile version