Telegrafi

Cana fjalë të mëdha për Ajetin dhe Rashicën

Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana nuk ka pasur veçse fjalë të mira për pasardhësin e tij në mbrojtje Arlind Ajetin dhe talentin e sulmit Milot Rashicën.

Shqipëria është në grupin A me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.

“Miloti ka kualitet të madh, driblon dhe është shumë dinamik. I pëlqen që të kalojë mbrojtësit dhe të thyej në dysh repartet e prapavijës”, tha Cana.

“Ajeti? Nuk kam veçse fjalë të mira. E pati pak të vështirë në fillim tek Frosinone, por e gjeti veten. Tek kombëtarja ka luajtur shumë mirë. Ka kualitet dhe teknikë shumë të mirë”, vazhdoi rekordmeni kuq e zi.

Rashica dhe Ajeti janë dy lojtarë të grumbulluar në listën paraprake të Euro 2016 nga Gianni de Biasi dhe mund të jenë dhe në atë përfundimtare.