Lorik Cana së bashku me shokët e skuadrës kanë gjetur një mënyrë gazmore për të nisur aventurën e tyre drejt Euro 2016.
Nga qendra e grumbullimit në Austri ata kanë postuar një foto ku shihen mbi një traktor.
Kaq ka mjaftuar që në disa faqe italiane të ironizojnë me këtë veprim të kuqezinjve.
“Shqipëria përgatitet për në Europian me stil”, shkruante një faqe mjaft popullore në FB.