Site icon Telegrafi

Can pritet të largohet në janar nga Juventusi

Foto: FC Juventus/Twitter

Emre Can pritet të largohet nga Juventusi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e Maurizio Sarrit, andaj ën afatin e dimrit do të kërkojë një skuadër të re.

Can u transferua te Zonja e Vjetër nga Liverpooli para dy sezonesh si transferim i lirë, mirëpo nuk ka arritur që ta gjejë vetën.

Lexo po ashtu Can: Nuk jam i lumtur te Juventusi

Kështu, mesfushori gjermano-turk do të largohet nga kampioni i Serie A-së, derisa ka pranuar disa oferta.

Sipas Calciomercatos, Can po kërkohet nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ndërsa bavarezët thuhet se janë favorit për ta transferuar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version