Telegrafi

Can: Klopp është një nga trajnerët më të mirë në botë

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, thotë se pozita e skuadrës së tij në tabelën e Ligës Premier nuk reflekton menaxhimin e trajnerit Jurgen Klopp.

Reds janë pozitën e nëntë në tabelë, shtatë pikë prapa pozitës së katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, teksa kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund.

Megjithatë, Can thotë se skuadra po tregon formë të lartë me ardhjen e Kloppit që nga largimi i Brendan Rodgersit në tetor, transmeton koha.net.

“Kemi për të luajtur edhe një, apo dy ndeshje më shumë se skuadrat tjera që janë më lart se ne në tabelë dhe mund të pozicionohemi më lartë”.

“Andaj kemi arritur diçka nën urdhrat e Jurgen Kloppit. Nuk duhet të shikohet tabela. Klopp është një nga trajnerët më të mirë në botë. Duhet të shikohet loja që po e bëjmë javëve të fundit. Duhet të bëjmë hapa përpara si skuadër dhe të tregojmë performanca të mira gjatë gjithë kohës”, ka thënë Can për Kicker, ka thënë Can.

Liverpooli këtë fundjavë luan ndaj Tottenham Hotspurit në Anfield.