Transferimi më i ri i Juventusit, Emre Can, ka thënë se është i lumtur që ka ardhur te ky klub.
Ai do ta bartë fanellën me numrin 23 te Juventusi.
“Kam pasur shumë oferta, por ajo e Juventusit më bindi më shumë. Projekti i klubit është i madh, andaj e pranova ofertën. Jam shumë i lumtur”.
“Skuadra më ka pritur për mrekulli, shokët e ekipit më pyetën si po ndihem dhe si i kalova pushimet”.
“Kam pasur kontakte me Sami (Khediran), ai më tha se klubi është madh dhe se unë jam shumë i lumtur që jam këtu”.
“Trajneri im i parë kur fillova të luaja futboll ishte italian dhe jam ende në kontakt me të”.
“Ai ishte një tifoz i madh i Juventusit dhe kur isha 6 apo 7 vjet, më tha që një ditë unë do të luaja për Juven”.
“Ronaldo? Mendoj se për çdo lojtar, do të ishte mirë të luante me një lojtar të madh si Cristiano Ronaldo”.
“Sinqerisht nuk e di nëse ka pasur kontakte midis klubit dhe lojtarit, pasi unë jam i përqendruar në gjërat e mia, por natyrisht nëse do të vijë, do të ishte mirë”, ka thënë Emre Can në konferencë për shtyp. /Telegrafi/