Emre Can ka folur për herë të parë si futbollist i Juventusit duke thënë se kjo është “një nga ditët më të mëdha të jetës sime”.
Reprezentuesi gjerman kaloi si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin kishte skaduar dhe sot (e enjte) kishte testet mjekësore përpara nënshkrimit të marrëveshjes katërvjeçare.
Pas zyrtarizimit të tij si futbollist Zonjës së Vjetër, Can është parë i lumtur duke e cilësuar si zgjedhjen ideale dhe njërën nga ditët e tij më të mëdha në jetën e tij.
“Është me të vërtetë një ditë e mrekullueshme për mua, një nga ditët më të mëdha të jetës sime”, ka thënë fillimisht Can për JTV.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe sigurisht që mund të shoh menjëherë se sa i madh është ky klub. Kam qenë vetëm në J-Medical dhe ju mund të shihni se sa e madhe është dhe selia këtu, është e mrekullueshme”.
“Erdha këtu, sepse Juventusi është një klub i madh. Kam ndjekur ekipin që kur isha i ri dhe Juventusi është një ekip që fiton tituj dhe kjo është ajo që unë dua dhe për shkak se ne përshtatemi shumë mirë së bashku”.
“Kur isha shumë i ri, menaxheri im i vjetër gjithmonë më thoshte që nga moshta gjashtë vjeçare që një ditë do të shkoj në Juventus dhe tani jam këtu”.
🏳 🏴 "It's one of the biggest days of my life." 🏳 🏴
Emre Can speaks for the first time as a Juventus player! #WelcomeToJu #ForzaJuve pic.twitter.com/JrdOqcVj1x
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) June 21, 2018
“Nuk do ta harroj kurrë këtë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj që të kemi një kohë të madhe këtu së bashku dhe të fitojmë shumë tituj”.
Can në fund ka treguar se ka zgjedhur përsëri numrin e preferuar 23, teksa për fund ka thënë “Forca Juve!”. /Telegrafi/
Coming soon to Allianz Stadium…#WelcomeToJU pic.twitter.com/HWgN9a317F
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) June 21, 2018