Site icon Telegrafi

Can: Dua të jem lider i Liverpoolit, si Gerrardi!

Mesfushori i natyralizuar gjerman ka treguar ambiciet e tij me skuadrën angleze.

Emre Can ka treguar që ndihet mirë te Liverpooli dhe beson që ka të gjitha premisat që të bëhet një lider në skuadrën angleze, pasi inspirohet nga ish-kapiteni, Steven Gerrard dhe trajneri i tij, Jurgen Klopp.

“Kam ardhur këtu qe dy vite, por tani dua të jem njëri që e udhëheq skuadrën, dua të jap gjithë të mirën time për skuadrën. Dua të shkoj në rrugën time si Emre Can”, ka deklaruar Can.

Lexo po ashtu Klopp: Unë nuk do të shpenzojë 100 milionë funte në një lojtar

“Natyrisht, qëllimi im është që të jem legjendë një ditë. Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën, dhe këtë dua t’ia shfaq njerëzve, që unë jap gjithçka për klubin”.

“Besimi i menaxherit më inspiron për të qenë lider i Liverpoolit. Kam një marrëdhënie shumë të mirë më të, siç e dinë të gjithë dhe kjo më ndihmon shumë në zhvillimin tim”.

“Klopp është një menaxher i mrekullueshëm, gjithmonë e them që ai është pak i çmendur pozitivisht dhe shumë i afërt me të gjithë ne”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version