Camp Nou është duke u bërë shtëpia e dytë e Zinedine Zidanes.
Francezi ka vizituar koloseumin e katalanasve plot tetë herë si lojtar dhe trajner, teksa ka humbur vetëm NJË HERË.
Ai ka shënuar dy gola në ndeshjet që i ka luajtur si lojtar, teksa të dielën shënoi fitoren e katërt të tij. Ai ka edhe tri barazime tjera, të cilat përmirësojnë statistikën e mbretërimit në tempullin mitik të Barcelonës.
Zidane erdhi te Real Madridi kur Camp Nou ishte një territor i ndaluar për Los Blancos, me plot 18 vjet pa fitore në Camp Nou në La Liga.
Ai nuk e bëri këtë në sezonin e parë, edhe pse e filloi mirë me një barazim 1-1, ku shënoi personalisht gol si lojtar.
Në sezonin e tij të dytë ai nuk luajti, por në sezonin 2003-2004 ai shkaktoi befasinë me fitore prej 1-2. Një humbje prej 3-0 një vit më vonë dhe një barazim prej 1-1 në vitin 2005-2006 rrumbullakëson rekordin e Zidanes si lojtar në stadiumin e Barcelonës.
I pa mposhtur si trajner
Ashtu sikurse që mbetet një grumbullues efikas i titujve, Zidane nuk kishte problem që të siguronte as fitoret si trajner në Camp Nou, duke mbetur i pamposhtur – ende.
Ai ka pasur rastin e parë në tri muajt e parë dhe nuk e shpërdoroi. Golat e Benzemas dhe Cristianos hapën krizën te Barca me humbjen e parë prej tri radhazi që kushtuan me titull ekipin që atë kohë drejtohej nga Luis Enrique.
Sezonin e kaluar ai siguroi një barazim në javën e 14-të të kampionatit dhe të dielën ai siguroi një fitore me inferioritet numerik (ai përfundoi edhe ndeshjen e parë si trajner në Camp Nou me 10 lojtar), një fitore e cila me një dorë e bën Realin ta prekë trofeun e radhës.
Bernabeu i telasheve
Telashet kundër Barcelonës kanë qenë të mëdha për Zidanen në shtëpinë e Realit. Në Bernabeu francezi ka fituar vetëm dy fitore të ekipit të tij (të dyja në La Liga). Ai ka vuajtur tri disfata nga Barcelona. Këtu duhet të shtuhet edhe humbja prej 2-3 në terren neutral në SHBA gjatë kësaj vere në miqësore.
Kujtojmë se Ancelotti humbi dy ndeshjet kampionale ndaj Barcelonës, por italiani arriti të sigurojë triumfin në Kupën e Mbretit falë një goli të Bale i cili tejkaloi me shpejtësi Bartran në aksionin e famshëm që bëri xhiron e botës.
/Telegrafi/