Site icon Telegrafi

Camilla është kurorëzuar Mbretëreshë

Tani që Mbreti është kurorëzuar, Camilla është kurorëzuar si Mbretëreshë – megjithëse në një formë paksa të ndryshme.

Ashtu si i shoqi, ajo është vajosur me vaj të shenjtë nga Kryepeshkopi i Canterburyt, por jo si Mbreti në mënyrë të fshehtë, gjë që tregon natyrën e ndryshme të vajosjes së një bashkëshorteje në krahasim me një sovran në fuqi, raporton cnn.

Mbajtësja e Shtëpisë së “Jewel House” pastaj paraqet “Unazën e Bashkëshortit”, e cila simbolizon premtimin dhe përkushtimin, “e martuar” me të dy – Mbretin dhe me perëndinë e popullin e tyre.

Lexo po ashtu Charles kurorëzohet Mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Më pas, ajo kurorëzohet me kurorën e Mbretëreshës Mari, duke shënuar herën e parë në historinë e kohëve të fundit që një kurorë e re nuk është bërë posaçërisht për këtë rast.

Më në fund, Camilla vjen në fron. Kjo pasohet nga një kompozim origjinal i Andrew Lloyd Webber i bazuar në vargjet e Psalmit 98. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=g8HVnAXZI1I

Exit mobile version