Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka folur për vizitën e tij në Kosovë si dhe për situatën në vendin tonë dhe në Bosnje e Hercegovinë.
Cameron ka theksuar se gjatë vizitës në Kosovë ka pasur takim me pjesëtarët e KFOR-it dhe se më tu kthyer në shtëpi ka telefonuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Kur u ktheva nga Kosova menjëherë kam kontaktuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, dhe i thashë se duhet të jemi më të fortë dhe më të guximshëm ndaj KFOR-it”, u shpreh Cameron
Në anën tjetër ka folur edhe për EUFOR-in në Bosnje e Hercegovinë, ku Britania e Madhe nuk është pjesë e saj, duke theksuar se edhe atje duhet të ketë përforcime dhe se kjo është çështje e Bashkimit Evropian për të menduar për këtë.
“Roli ynë në Ballkan është të flasim me të gjithë, ndërsa roli ynë ushtarak është i fokusuar në KFOR, por mund të bëjmë më shumë”, tha Cameron.
David ripërsëriti qëndrimin e vendit të tij se mbështet plotësisht integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës si një vend multietnik.
Gjithashtu ka treguar se ka patur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për atë që ata po bëjnë në rajon dhe rëndësinë e respektimit të vendeve tjera dhe zgjedhjeve të tyre sovrane.
Sekretari britanik tha se është depresionuese që Serbia dhe Republika Srpska po bëjnë fushatë kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
“Srebrenica ishte gjenocid, një nga ngjarjet më të tmerrshme në Evropë gjatë dekadave të fundit. Vendi ynë do të votoj pro saj”, shtoi Cameron. /Telegrafi/
Cameron:
I have been frank with Vucic about what they are doing in the region and the importance of respecting other countries and their sovereign choices.
–
When I came back from Kosovo, I contacted the NATO Secretary General and said we need to be stronger and bolder on KFOR. https://t.co/fdYakUeLYh pic.twitter.com/tXf3HNgE3B— Admirim (@admirim) April 30, 2024