Miliona britanikë sot po u drejtohen kutive të votimit në referendumin që pyet “A duhet Britania e Madhe të mbesë në BE, apo jo?
Kryeministri britanik, David Cameron, ka votuar pas mëngjesit të sotëm, transmeton KosovaPress.
Cameron i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Samantha kanë hedhur votat e tyre në një qendër votimi në Londër.