Është qyteti i tretë më i madh në Kubën atraktive, por pak turistë shkojnë aty.
Qyteti Camaguey është quajtur në fillim Santa María del Puerto del Príncipe. Është themeluar më 1514 nga kolonizatorët spanjollë të udhëhequr nga konkistadori Diego Velázquez de Cuéllar, që ishte guvernator i Kubës në emër të Perandorisë së Spanjës.
Por, ky është qyteti mbase më i ngatërruar në botë. Turistët aty vështirë orientohen ndaj e shmangin, transmeton Telegrafi.
Në qytet ka shumë rrugë qorre dhe e dredha që çojnë te sheshe të madhësive të ndryshme. Disa thonë se kjo është bërë për të mbrojtur qytetin nga pushtuesit e disa thonë se kështu piratët kapeshin meqë ishte veç një dalje nga qyteti.
Por, është edhe një version: qyteti është ndërtuar pa plan dhe se planifikimi u bë kaotik pasi secila lagje donte ta kishte kishën afër.
Sidoqoftë qendra e qytetit është i nënti lokacion kuban që është pjesë e trashëgimisë botërore. /Telegrafi/