Site icon Telegrafi

Calvin Harris, ‘Producenti i vitit’ në “Brit Awards”

Calvin Harris (Foto: Gareth Cattermole/Getty Image/Gulivers)

DJ me famë botërore, Calvin Harris, është shpërblyer për herë të parë me një çmim në “Brit Awards”.

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve për muzikën britanike, e ka shpallur atë si “Producentin e vitit”.

Kështu u duk Calvin Harris në tapetin e kuq të “Brit Awards” (Foto: by Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

“Brit Awards” ka cituar disa nga sukseset e tij më të mëdha në vitet e fundit, duke përmendur ndër të tjerash bashkëpunimin shumë të suksesshëm me Rihannën, “We found love”.

Lexo po ashtu Dua Lipa pushton skenën e 'Brit Awards', sjell performancë interesante me Calvin Harris, Sam Smith dhe Rag'n'Bone Man

Tutje, në videon e dedikuar DJ-të gjithashtu u citua edhe bashkëpunimi i tij shumë i suksesshëm me artisten shqiptare, Dua Lipa, vitin e kaluar.

Kënga “One Kiss” e dyshes qëndroi për një kohë të gjatë në top listat britanike, teksa e njëjta këngë u interpretua ‘live’ nga Dua në mbrëmjen e së mërkurës në “Brit Awards”.

Calvin Harris, ‘Producenti i vitit’ në “Brit Awards” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare dhuroi një performancë fantastike, të drejtuar nga DJ Calvin Harris, i shpallur nga mbrëmja edhe si “Producenti i vitit”. /Telegrafi/

Calvin Harris gjatë fjalimit në “Brit Awards 2019”, pas marrjes së çmimit ‘Producenti i vitit’ (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version