Telegrafi

“Calvin Harris nuk ka nevojë për askënd”, John Newman flet pas ndarjes së Calvin me Taylor Swift (Foto)

Lajmi për ndarjen e Calvin Harris me Taylor Swift bëri “boom” në muajin qershor, sidomos më e komentuar mbeti Taylor Swift për të cilën dyshohej se arsyeja e ndarjes ka qenë tradhëtia.

Megjithatë sido që të jetë Calvin ka pranuar se ka qenë ai që është dëmtuar më shumë nga kjo lidhje, dhe se për një kohë mjaft të gjatë do të vazhdojë të jetë single.

Lexo po ashtu Calvin Harris ngacmohet për lidhjen me Taylor, por ai kundërpërgjigjet me një selfie topless (Foto)

E të njëjtën gjë e ka thënë së fundmi edhe këngëtari dhe kompozitori i njohur John Newman, njëkohësisht miku i ngushtë i tij, i cili në një deklaratë për media është shprehur: “Ai nuk ka nevojë për askënd, ai është një tren i pandalshëm dhe rruga e tij është shumë e gjatë”.

Kujtojmë që Calvin ka qenë në lidhje edhe me këngëtaren shqiptare Rita Ora, por kjo lidhje nuk zgjati më shumë, deri sa më pas filloi një lidhje e re me Taylor, e cila do të ishte një “dështim” i radhës për të. /Telegrafi/