Telegrafi

Calvin Harris dhe Nicole Scherzinger në jurinë e “X Factor” (Foto/Video)

Talent show i njohur “X Factor” sjellë çdo vit risi të reja, në mënyrë që të ofrojë sa më shumë spektakël për shikuesit.

Vitin e kaluar në panelin e jurisë së gjykimit përveç producentit Simon Cowell, ishin edhe këngëtarja e famshme Cheryl Cole dhe shqiptarja Rita Ora.

Pas daljes së Ritës nga paneli gjykues, producenti Simon ka vendosur që të sjellë emra të tjerë në panelin e jurisë dhe ata janë Calvin Harris e Nicole Scherzinger.

Calvin rikthehet për herë të dytë në X Factor, pas një “dënimi” që i kishte vënë Simon në vitin 2009, pasi kishte bërë një ndërhyrje të pa këndshme në transmetimin e drejtpërdrejt të showt.

E ndërsa këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger ka deklaruar se në fillim kishte nguruar ta pranonte këtë ofertë, por që më pas është bindur nga vetë Cowell.

“X Factor” pritet të jetë bombastik këtë vit, sidomos pas ardhjes së Harris në juri, pasi ai dihet që ka qenë ish i dashuri i këngëtares Rita Ora, që e la karrigen e “X Factor”, për atë të “The Voice”./Telegrafi/

(Nicole Scherzinger deklaron se është bindur nga Simon Cowell për të qenë pjesë e panelit të jurisë në “X Factor”)