Telegrafi

Callum Wilson zbulon se çfarë ndodhi mes tij dhe Granit Xhakës

Ylli i Newcastle, Callum Wilson ka kritikuar Granit Xhakën për veprimet e tij gjatë fitores së Arsenalit ndaj Magpies të dielën e kaluar.

Një gol në pjesën e parë nga Martin Odegaard dhe autogoli i vonë i Fabian Schar siguruan që Topçinjtë të merrnin të tri pikët.

Mysafirët u akuzuan gjithashtu për humbje të shpeshta të kohës pasi ndeshja hyri në minutat e fundit, ndërsa ata kërkonin të siguronin fitoren e tyre. Një incident në veçanti e pa Xhakën të shtrirë në tokë, me Wilson që shkoi për t’i thënë atij të ngritej.

Lexo po ashtu Alexander-Arnold zbulon se çfarë çoi në përplasjen e ashpër me Granit Xhakën

“Ai u bë se ishte i lënduar dhe po buzëqeshte sikur nuk ka asgjë të keqe me të”, deklaroi Wilson për The Footballer’s Football Show kur foli për lojtarin shqiptar me pasaportë zvicerane.

“Unë i thash atij të ngrihej. Ai padyshim që thjesht po humbte kohë. Mendoj se secili nga lojtarët e tyre u rrëzua në një moment dhe u ngrit nga një fizioterapeut. Dhe u ngrit pas disa minutash vonesë”.

“Ata padyshim vijnë me atë taktikë të qartë. Kur je skuadra vendase duke u përpjekur të marrë vrullin në lojë, kjo të frustron. Pastaj ti po përpiqesh ta ngritësh atë dhe ai fillon të flasë”.

“Ju e dini se si është. Nuk i lejoni njerëzit të flasin me ju ashtu. Unë jam jashtë fushës, njerëzit nuk më flasin kështu, kështu që nuk do të ju lejoj të flisni në fushë gjëra të tilla”, ka shtuar më tej anëtari i Magpies.

Trajneri i Topçinjve, Arteta iu kundërpërgjigj akuzave për humbje kohe, duke këmbëngulur se skuadra e tij kishte bërë thjesht atë që duhej për të siguruar një fitore. /Telegrafi/