Callum Turner ka zbuluar nëse do të shoqërojë të dashurën e re Dua Lipën në “Grammy Awards” muajin e ardhshëm ndërsa foli për lidhjen e tyre të mërkurën.
Aktori britanik, 33 vjeç, dhe këngëtarja, 28 vjeçe, konfirmuan lidhjen e tyre pas një shfaqjeje publike të afeksionit në Hollywood, në fillim të këtij muaji, shkruan DailyMail.
Ndërsa interpretuesja e hitit “No Lie”, Dua ka dy nominime në “Grammy Awards” për këtë vit, fansat kanë pyetur nëse Callum do ta mbështesë atë në ngjarjen e madhe që do të zhvillohet më 4 shkurt në “Crypto.com Arena” në Los Angeles.
Super ylli i muzikës pop, Dua Lipa publikoi këngën e saj hit “Dance The Night”, si kolonë zanore e filmit “Barbie”.
Dhe këngëtarja, e cila gjithashtu luajti në filmin në fjalë, është e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë e vitit”, pasi hiti arriti të renditet në numrin një në top-listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë muajit gusht.
Por interesi i ri dashuror i saj Callum ka konfirmuar për ET se nuk do të jetë në ceremoninë e çmimeve për ta mbështetur artisten.
Ylli i “Fantastic Beasts” thjesht tha: “Jo. Unë nuk jam muzikant”. Kur u tha se ai ishte parë “duke kërcyer gjithë natën” me Duan, ai u përgjigj: “Unë nuk e di rreth kësaj”.
Më herët këtë muaj, në një darkë romantike në “Sushi Park”, Callum dhe Dua nuk mund të ndanin duart nga njëri-tjetri.
Callum e rrethoi me duar Duan, e cila e mbajti fytyrën e tij përpara se të përkulet për një puthje të zgjatur.
Këngëtarja e hitit “Houdini” nuk bëri asnjë përpjekje për t’u fshehur nga të pranishmit ndërsa luante me aktorin në një ballkon.
Dua më parë ishte shfaqur në mënyrë të ngrohtë me të dashurin e saj teksa e mbështeste atë në premierën e serialit “Masters of the Air”. /Telegrafi/