Bayern Munich janë duke përgatitur një ofertë masive për talentin e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.
E përditshmja gjermane, “Bild” shkruan sot se interesimi i gjigantëve të Bundesligës për lojtarin e ri është i vërtetë.
Megjithatë theksohet se perspektiva e kanadezit, Alphonso Davies tashmë po vlerësohet shumë te bavarezët dhe luan në të njëjtën pozitë si lojtari i ekipit anglez.
Vlerësohet se klubit gjerman i duhen 28 milionë euro për Hudson-Odoin, i cili përndryshe do të ishte në gjendje të lëvizte për kompensim minimal në fund të kontratës.
Britaniku i ri ka të ngjarë të mbetet jashtë skuadrës së The Blues përderisa janë në formë të lartë, Eden Hazard, Willian dhe Pedro.
Futbollisti 18-vjeçar ende nuk ka luajtur për skuadrën në ndonjë ndeshje këtë sezon në Ligën Premier gjersa do t’i përfundojë kontrata në vitin 2020.
Ndryshe, Bayerni pritet të humb shërbimet e veteranëve të ekipit si Franck Ribery dhe Arjen Robben. /Telegrafi/