California është bërë shteti i dytë amerikan pas New Yorkut, i cili raportoi më shumë se 400 mijë raste të COVID-19.
Shteti më i populluar amerikan ka gjithsej 400.116 raste COVID-19, duke e vendosur atë në prag të tejkalimit të Nju Jorkut – vendi me numrin më të madh të infeksioneve në SHBA.
Në atë pikë, nëse California do të ishte shtet i pavarur, do të renditej në vendin e pestë në botë sa i përket rasteve me COVID-19 pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit, Indisë dhe Rusisë, transmeton Telegrafi.
Nju Jorku aktualisht ka mbi 412.800 raste gjithsej dhe po mesatarisht ka nga 700 raste të reja në ditë.
Megjithatë, numrat në shtetin kalifornian po rriten me një mesatare prej 8.300 raste në ditë, shkruan Aljazeera.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, kanë parashikuar që numri i vdekjeve mund të arrijë deri më 157 mijë persona brenda njëzet ditëve. /Telegrafi/